Presidenti i ri ukranias: Sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë - Bota Sot
Presidenti i ri ukranias: Sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

Bota

Presidenti i ri ukranias: Sanksionet ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:56
Sanksione

Presidenti i ri ukrainas, Volodimir Zelenski tha se shpresonte që sanksionet e BE-së kundër Rusisë të mbeten në fuqi derisa territori ukrainas të kthehej kontrollit të Kievit.

Kjo është thënë në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të presidentit ukrainas, raporton Reuters.

Agjencia thekson se Perëndimi imponon sanksione ndaj Moskës që pas grushtit rus në vitin 2014 dhe mbështetjes së luftëtarëve separatistë në lindje të Ukrainës.

“Faleminderit për mbështetjen e politikës së sanksioneve kundër Rusisë dhe shpresoj në vazhdimin e tyre deri në rimëkëmbjen e plotë të territorit të Ukrainës”, tha ai për ministrat e Jashtëm të Polonisë dhe Suedisë, të cilët ishin në Kiev.

Kremlini kohët e fundit ka paralajmëruar presidentin e ri ukrainas, i cili i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, në mënyrë që lufta në lindje të Ukrainës të mos ndalet.

Presidenti ukrainas do të emërojë negociatorë të rinj të Kievit në Grupin e Kontaktit për zgjidhjen e situatës në Donbas, raporton Tanjug.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...