Papa Françesku po viziton Rumaninë

Bota

Papa Françesku po viziton Rumaninë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:30
Papa Françesku

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për ta pritur Papa Françeskun në rajonin e Transilvanisë në Rumani, i cili banohet kryesisht nga hungarezët.

Turma e njerëzve u mblodh në mot me shi për të marrë pjesë në takimin e drejtpërdrejtë me Papën në vizitën e cila do të zgjasë tri ditë. Shumica e banorëve të Rumanisë i përkasin besimit ortodoks.

“Është një moment goxha i veçantë në historinë tonë, hera e parë që Ati i Shenjtë po na viziton”, tha Ede Csont, një prift që dha ndihmë në organizimin e pritjes së Papës.

Organizatorët thanë se shumica e 200 mijë njerëzve të mbledhur në shesh janë pjesëtarë të pakicës hungareze. Pritet që rreth 25 mijë persona tjerë të udhëtojnë nga Hungaria, Sllovakia, Serbia dhe Ukraina për ta parë Papën.

Vizita e Papa Françeskut erdhi 20 vjet pas vizitës së pritur ngrohtë të Papa Gjon Palit, i cili ishte vlerësuar për rolin e tij në rrëzimin e sistemit komunist në Rumani.

Papa pritet të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët janë shpesh viktima të diskriminimit në Rumani dhe në shtete tjera të rajonit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat