Ju shpëtoi policëve, 19-vjeçari i merr në telefon dhe ankohet pse s’e kapën: Për çfarë ju paguajmë ne ju?

Bota

Ju shpëtoi policëve, 19-vjeçari i merr në telefon dhe ankohet pse s’e kapën: Për çfarë ju paguajmë ne ju?

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:36
Policia

Një 19-vjeçar nga Florida arriti që t’u shpëtonte policëve që po e ndiqnin dhe më pas i mori në telefon për t’u ankuar.

Një oficer i kërkoi të riut që të hapte krahun por Nicholas Jones vendosi që t’ia mbathte me shpejtësi. Kështu nisi një ndjekje e shkurtër dhe më pas adoleshenti arriti që të kalonte 4 makina të tjera policie.

Pasi pa që policia s’po e bënte mirë punën, Jones bëri një telefonatë në numrin 911 për t’u ankuar.

Policia tashmë ka publikuar audio-regjistrimin ku i riu kritikon operatoren.

Ai dëgjohet të thotë:

Për çfarë ju paguajmë ne juve? Oficeri i policisë e ndezi sirenën dhe filloi të më ndiqte dhe teksa po më afrohej i rashë një herë rrotull dhe e lash pas…Me shumë siguri ai e mori dhe targën time por unë kalova 4 policë thjesht duke ecur me makinë vërdallë..çfarë bëni ju djema?

Gjithsesi, pasi Jones e mbylli telefonin policët vendosën t’i tregonin që dinin ta bënin punën dhe shkuan e arrestuan ditën tjetër pasi përgjuan telefonatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat