Donald Trump i shpall ‘luftë tregtare’ Indisë

Bota

Donald Trump i shpall ‘luftë tregtare’ Indisë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:05
Donald Trump

Një tjetër flamur është shtuar në “hartën” e Shtëpisë së Bardhë në epokën “Amerika e Para”.

Presidenti amerikan Donald Trump tani synon Indinë, në luftën e saj tregtare proteksioniste e cila është bërë botërore në këtë pikë. Ndërkohë që Kina po përgjigjet me detyra kompensuese dhe një “liste të zezë” të kompanive amerikane.

Që nga data 5 qershor, administrata Trump do të largojë Indinë nga lista e vendeve që konsiderohen në zhvillim, një status i veçantë që në vitet e fundit i ka lejuar përjashtimin nga tarifat amerikane për miliarda dollarë të produkteve indiane të eksportuara.

Trump ankohet se India nuk po i ofron Shteteve të Bashkuara të Amerikës “qasje të barabartë, të drejtë dhe të arsyeshme në tregjet e saj”.

India do të largohet nga Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave, i njohur si GSP, lista e krijuar në vitin 1976 për t’u lejuar vendeve në zhvillim që të lehtësojnë varfërinë nëpërmjet tregtisë.

Ka rreth dy mijë produkte indiane që kanë qasje në tregun amerikan pa taksa, në 2018 në 83.2 miliardë dollarë eksporte indiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 5.6 miliardë dollarë u përfshinë në këto përjashtime tarifore. Produktet e para të bëra në Indi që do të goditen nga taksat do të jenë panelet diellore dhe makinat larëse, gjithashtu mund të ndikohen edhe tekstilet, stolitë, komponentët e makinave, prodhimet bujqësore.

Një vendim i destinuar të përkeqësojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë, një vend që deri tani Shtëpia e Bardhë e konsideronte një aleat për të kundërshtuar përparimin ekonomik të Kinës.

Qeveria indiane, e cila këto ditë po përjeton një fazë tranzicioni për fillimin e mandatit të dytë të kryeministrit Narendra Modi, po përpiqet të minimizojë vendimin amerikan. Në një deklaratë, Ministria e Tregtisë kujton se përpjekjet për të negociuar një marrëveshje me SHBA-në janë “fatkeqësisht” të dështuara.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për tregtinë, vendimet tona udhëhiqen nga domosdoshmëria që zhvillimi mbetet për popullin tonë për standarde më të mira jetese”, thuhet në reagimin e Qeverisë indiane, raporton Scan.

Negociatat vazhduan për muaj pa sukses. Uashingtoni është përpjekur pa sukses për të hyrë në tregun indian me produktet e qumështit dhe ilaçet. Në industrinë hi-tech, sipas amerikanëve, India ka një qasje proteksioniste, sepse ajo nuk lejon hyrjen në treg për gjigantët e tregtisë si Amazon dhe Flipkart, një vend shitjeje online i kontrolluar nga Walmart.

Muajt e fundit, Trump ka kritikuar vazhdimisht Indinë për taksat e larta që tashmë janë në fuqi për motoçikletat amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat