Trump në Londër do të pritet serish me protesta dhe tullumbacen "Baby Trump"

Bota

Trump në Londër do të pritet serish me protesta dhe tullumbacen "Baby Trump"

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 20:01
Londër

Presidenti i SHBA-së Donald Trump arrin nesër për vizitë në Britani të Madhe, ku, si vitin e kaluar, do të përballet me protestat masive në rrugët e Londrës, organizatorët e të cilëve kanë përgatitur tashmë një tullumbace të madhe me karakterin e Trumpit që duket si "foshnjat e zemëruara".

Protestuesit "Së bashku kundër Trump” thanë për ABC News se protestat u planifikuan për nesër para Pallatit Backingham, ku Trump do të marrë pjesë në darkën zyrtare me mbretëreshën dhe të martën kur do të flasë me kryeministren Theresa May.

Pritet që protesta jashtë Pallatit Backingham të jetë më e vogël, ndërsa protesta të martën në Sheshin "Trafalgar" do të jetë shumë më masiv, duke qenë se 33,000 njerëz kanë shprehur interes të marrin pjesë.

Balona, e gjatë gjashtë metra, me imazhin e Trump si një fëmijë i zemëruar u bë një simbol i protestave ndaj presidentit amerikan gjatë vizitës së tij të vitit të kaluar në Londër.

Organizatorët kanë njoftuar se balona “Baby Trump” do të fluturojë në të gjitha lokacionet ku presidenti amerikan do të kalojë, pasi që kanë mbledhur fonde prej 38,000 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat