Trump nis vizitën shtetërore në Britani

Bota

Trump nis vizitën shtetërore në Britani

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:21
Donald dhe Melania Trump

(E plotësuar) - Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore treditore.

Aeroplani i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Aeroportin Stansted në mëngjesin e së hënës.

Trump do të takohet me familjen mbretërore derisa pritet të diskutojë edhe ndryshimet klimatike, dhe për kompaninë kineze të teknologjisë, Huawei me kryeministren në shkuarje të Britanisë, Theresa May.

Para se të arrinte në Britani, Trump ka kritikuar kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, me të cilën është përplasur edhe në të kaluarën.

Ai ka thënë përmes një postimi në Twitter se Khan është “humbës i ftoftë”, mirëpo megjithatë mezi pret ta takojë.

Gjatë vizitës së Trumpit në Britani, janë paralajmëruar një varg protestash në Londër, Mançester, Belfast dhe Birmingem.

Ndonëse më parë Trump ka folur me admirim për kryeministren May, në diskutimet e tyre pritet të kenë qëndrime të ndryshme.

May pritet të ngrisë çështjen e ndryshimeve klimatike, meqë një zëdhënës qeveritar ka thënë sërish të hënën se Britania është “e zhgënjyer me vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga Marrëveshja për Klimën e vitit 2017”.

Të dy liderët pritet po ashtu që të diskutojnë edhe për kompaninë Huawei. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në listë të zezë kompaninë kineze, duke përmendur arsye të sigurisë, derisa Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar kësaj kompanie që pjesërisht të instalojë rrjetin e gjeneratës së re të komunikimeve, 5G.

Para vizitës së tij, presidenti Trump i ka thënë gazetës The Sun se përkrah kandidaturën e pjesëtarit të Partisë Konservatore, Boris Johnson për kryeministër të Britanisë.

Ai po ashtu ka thënë për the Sunday Times se lideri i Partisë për Brexit, Nigel Farage, një kritik i ashpër i kryeministres May, duhet të përfshihet në negociatat qeveritare në procesin e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Ai po ashtu ka përmendur sërish mundësinë e një “marrëveshjeje shumë të madh tregtare” në mes të dy shteteve në një të ardhmen të afërt.

Marrëdhënia e ashtuquajtur speciale në mes të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara konsiderohet si e palëkundur, pavarësisht pse votuesit britanikë e shohin Trumpin si të paqëndrueshëm dhe kundërshtojnë politikat e tij, qoftë për ngrohjen globale, ashtu edhe për trajtimin ndaj grave.

Përndryshe, presidentët amerikanë, George W.Bush dhe Barack Obama janë të vetmit liderë amerikanë, të cilët janë ftuar në vizitë shtetërore.

Vizitat shtetërore dallojnë nga vizitat zyrtare dhe zakonisht janë ftesa nga Mbretëresha, e cila vepron në konsultim me Qeverinë.

Mbretëresha zakonisht pret një apo dy krerë shtetesh gjatë një viti, dhe deri më tani ka realizuar 112 vizita prej kur ka nisur udhëheqësinë më 1952.

***

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti në orën 9:00 të mëngjesin e së hënës në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare shtetërore treditore. “Air Force One” u ul në aeroportin Stansted të Londrës.

Trump do të takohet me anëtarët e familjes mbretërore dhe pritet të diskutojë ndryshimet klimaterike si dhe për kompaninë kineze të të teknologjisë, Huawei, gjatë takimeve me kryeministren në ikje Theresa May.

Protesta janë planifikuar të mbahen në të gjithë Britaninë e Madhe gjatë kësaj vizite, si në Londër, Mançester, Belfast dhe Birmingham.

Image

Ndonëse Trump ka folur me admirim për zonjën May, pritet të ketë kundërshti mendimesh gjatë takimeve të tyre, që fillojnë të martën.

Kryeministrja May do të ngrejë problemet e klimës, sipas një zëdhënësi të qeverisë që përsëriti të hënën se Britania e Madhe është e zhgënjyer nga vendimi i SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për Klimën e 2017-ës.

Image

Po ashtu të dy liderët do të diskutojnë për Huawei. SHBA e ka vendosur në listën e zezë, firmën kineze, për çështje sigurie, ndërsa Britania e Madhe mund ta lejojë të mbështesë komponentë “jothelbësorë’ të rrjetit të saj 5G.

Para vizitës, Presidenti amerikan Trump i tha gazetës “Sun” se ai mbështeste liderin e Partisë Konservatore, kandidaturën e Boris Johnson për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat