Pentagoni: Po, Trump nuk donte ta shihte “USS John McCain”-in në Japoni

Bota

Pentagoni: Po, Trump nuk donte ta shihte “USS John McCain”-in në Japoni

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:49
Pentagoni

Kreu i Pentagonit konfirmoi të dielën se Shtëpia e Bardhë u përpoq të hiqte një anije të marinës amerikane që mbart emrin e të ndjerit, senatorit John McCain, gjatë një vizite të presidentit Donald Trump dhe Japoni, por që nuk është pranuar për shkak të “politizimit ceremoninë ushtarake.”

Stafi i Trump  kontaktoi “Seventh Fleet” që është stacionuar në Japoni, duke i dhënë një udhëzim të drejtpërdrejtë që

Kreu i Pentagonit konfirmoi të dielën se Shtëpia e Bardhë u përpoq të hiqte një anije të marinës amerikane që mbart emrin e të ndjerit, senatorit John McCain, gjatë një vizite të presidentit Donald Trump dhe Japoni, por që nuk është pranuar për shkak të “politizimit ceremoninë ushtarake.”

Stafi i Trump  kontaktoi “Seventh Fleet” që është stacionuar në Japoni, duke i dhënë një udhëzim të drejtpërdrejtë që “USS John McCain”  të mos ishte para syve të Trump”, tha ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, duke konfirmuar informacionin e publikuar të mërkurën nga “Wall Street Journal”.

“Por udhëzimi nuk është zbatuar”, tha Shanahan.

Jon McCain, një hero i luftës së Vetniamit që ndërroi jetë muaj më parë nga një tumor në tru, ishte një kundërshtar i rreptë i presidentit Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat