Së paku nëntë të vrarë nga dhuna në Sudan

Bota

Së paku nëntë të vrarë nga dhuna në Sudan

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Së paku nëntë njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë në Sudan hapën zjarr ndaj protestuesve jashtë selisë ushtarake në kryeqytetin Kartum.

Sudani qeveriset nga Këshilli i Përkohshëm Ushtarak prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill.

Protestuesit, në anën tjetër, kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kartum tha se sulmet ndaj protestuesve “duhet të ndalen”.

“Sulmet e forcave sudaneze të sigurisë kundër protestuesve dhe civilëve të tjerë janë të padrejta dhe duhet të ndalen”, shkroi ambasada në Twitter.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.

Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat