Trump takon kryeministren britanike - Bota Sot
Trump takon kryeministren britanike

Bota

Trump takon kryeministren britanike

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:37
Pamje nga takimi

Presidenti Donald Trump dhe kryeministrja britanike në largim Theresa May u takuan në  Londër. Të dy udhëheqësit pas takimi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Bisedimet mes tyre përfshijnë diskutimet per Iranit, gjigantin kinez Huawei si dhe tregtinë.

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai beson se Britania mund të ketë një marrëveshje tregtie me SHBA pasi të jetë shkëputur përfundimisht nga bashkimi europian.

“Unë mendoj se do të kemi një marrëveshje shumë thelbesëre tregtie, Kjo është diçka që njerëzit e mi duan të bëjnë. Le të realizojmë  këtë marrëveshje.”

Ndërsa kryeministrja Theresa may megjithëse e dorëhequr  tha se ekzistojnë  mundësi të mëdha për Britaninë dhe SHBA-të të punonin së bashku në të ardhmen.

“SHBA eshtë një partneritet i madh, por mendoj se partneritet mund të zgjerohet edhe më tej. Natyrisht kjo është me një marrëveshje e mirë tregtie dypalëshe.”

Takimi po përcillet me protesta në Britaninë e Madhe ku disa protestues u mblodhen në sheshin përpara Parlamentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...