Trump nuk dëshiron ta takojë liderin laburist

Bota

Trump nuk dëshiron ta takojë liderin laburist

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:10
Jeremy Corbyn

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe nuk dëshiron të takohet me liderin laburist Jeremy Corbyn, duke e përshkruar atë si një "forcë negative".

Reuters raporton se një zëdhënës i Partisë Laburiste më parë konfirmoi se Corbyn propozoi një takim me presidentin amerikan dhe ka shtuar se "Jeremy është i gatshëm për të biseduar për një sërë çështjesh, duke përfshirë problemet klimatike, kërcënimet ndaj paqes dhe krizës së refugjatëve".

Corbyn, sipas BBC, duke iu drejtuar protestuesve në tubimin anti-Trump në Londër, tha se ai nuk refuzoi të takonte askënd.

I pyetur për të komentuar fjalët e Corbyn në një protestë kundër vizitës së tij në Britani, Trump tha se udhëheqësi i opozitës ishte "një forcë negative".

Përveç Corbyn, presidenti Trump, e ka quajtur edhe kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, si "negativ".

Corbyn, gjatë fjalimit para protestuesve në Londër, kritikoi trajtimin e refugjatëve nga Trump, si dhe sulmin e tij ndaj kryetarit të bashkisë së Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat