Kjo është pema më e lartë në botë që i ka mbijetuar kohës

Bota

Kjo është pema më e lartë në botë që i ka mbijetuar kohës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:27
Hyperion

Hyperion është emri i një peme në pjesën veriore të Kalifornisë, që është 115 metra e lartë dhe që renditet si pema më e lartë në botë.

Njerëzit që e ‘zbuluan’ atë, Chris Atkins dhe Michael Taylor, kur u afruan afër një mali në Kaliforni, panë një pemë më të lartë se çdo pemë tjetër që e kishin parë ndonjëherë.

Pema është 115 metra e lartë – që i bie më e lartë se Statuja e Lirisë. Të gjithë e duan këtë pemë dhe shkojnë për t’u ngjitur në të dhe për të bërë fotografi.

Hyperion ishte zbuluar më 25 gusht, 2006 dhe sipas matjeve, përmban rreth 530 m3 dru dhe mendohet se është 800 vjet i vjetër.

Hulumtuesit thonë se një dëmtim që pema e ka pësuar në maje mund ta ketë parandaluar atë që të rritet ende. Më poshtë mund ta shihni se si duket kjo pemë:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat