Tre ujërat më të kthjellëta në botë

Bota

Tre ujërat më të kthjellëta në botë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:34
Ujëra

Uji i kthjellët si kristali është me të vërtetë një nga mrekullitë më të mëdha natyrore. Ju mund të gjeni pellgje të mbushura me ujë të freskët ngjyrë të kaltër të qiellit, jo vetëm në vendpushimet më luksoze, por edhe në liqene, e madje edhe në peisazhe me borë. Shikoni në vazhdim listën tonë…

Sardenja, Itali

Duke qenë ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, Sardenja ka një bregdet shumë të gjatë me ujëra të kthjellëta. Këtu jetojnë shumë lloje të specieve të gjalla, që e bëjnë zhytjen një përvojë unike. Uji i ngrohtë mesdhetar është i përshtatshëm për not gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Kur ta vizitoni?

Gjatë gjithë vitit. Moti më i ngrohtë është nga maji deri në nëntor.

Maldivet

Ky është një nga  destinacionet më të dëshirueshme për pushime, në Tokë. Plazhet me rërë të bardhë, ujë i kthjellët si kristali dhe resortet e shumta i karakterizojnë këta ishuj hyjnorë. Uji këtu është padyshim pjesë e arkitekturës: ju mund të qëndroni në vila e ujit, disa prej të cilave kanë dysheme transparente, kështu  që ju mund t’i shijoni edhe pamjet në ujë.

Pse t’i vizitoni?

Natyra është e mrekullueshme, moti i këndshëm gjatë gjithë vitit dhe shërbimet janë të nivelit botëror.

Plazhi Whitehaven, Queensland, Australi

Ky është një nga plazhet më të famshme të Australisë, që padyshim është një destinacion pushimi i ëndërrave. Ai shtrihet 7 km përgjatë Ishullit Whitsunday dhe konsiderohet të jetë plazhi më i pastër në Queensland. Rëra përbëhet 98% nga silici i  pastër, i cili nuk e mban nxehtësinë, kështu që gjithmonë është i këndshëm dhe i ftohtë për të ecur mbi të.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Whitehaven është një ngaplazhetmë të mahnitshmenë botë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat