Japonia kritikohet për ndërtimin e murit qindra km të gjatë

Bota

Japonia kritikohet për ndërtimin e murit qindra km të gjatë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas katastrofës së vitit 2011, qeveria japoneze vendosi të ndërtojë mure të lartë për t’u mbrojtur nga cunami.

Muret janë 12 metra të lartë dhe supozohet të mbajnë dallgët.

Por muret kanë ngjallur një debat të ashpër për ndikimin negative që kanë në turizëm, natyrë dhe në jetën e banorëve.

Qeveria japoneze ka shpenzuar rreth 12 miliardë dollarë për murin. Muret janë ngritur përgjatë qindra kilometrave në bregdet

Peshkatarët janë ankuar se muret nuk lejojnë që deti të marrë vlera ushqyese për peshqit që vijnë nga era e maleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat