Vrasësit serialë që tronditën botën

Bota

Vrasësit serialë që tronditën botën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:38
Vrasës serialë

Vrasësit serik që morën jetën e shumë njerëzve të pafajshëm dhe tronditën botën janë nga shtete të ndryshme.

Në krye të listës renditet infermieri 42-vjeçar Neils Hegel, i cili fajësohet për vrasjen e 85 pacientëve.

Ai i injektoi ilaçe vdekjeprurëse në trup gjatë viteve 2000-2005 kur punonte në një spital në Gjermani. Policia dyshon se ai mund të ketë vrarë më shumë se 200 persona, por ende nuk është konfirmuar lista e saktë.

Lista vijon me “The Angarsk Maniac”, një ish-polic siberian i cili u shpall fajtor në dhjetor të vitit 2018 për vrasjen e 56 personave. Aso kohe, Mikhail Popkov ishte 54 vjeç.

Gjatë viteve 1992-2007, kur patrllonte natën, ai përdhunoi dhe vrau gra duke i mashtruar se do ti çonte në polici. Mikhail konsiderohet si një prej vrasësve më të këqinj në historinë moderne të Rusisë.

Vrasësi më i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 78-vjecari Samuel Litl. Gjatë viteve 1970-2005, ai vrau 90 persona por janë konfirmuar vetëm 40 deri tani.

Ai u arrestua në vitin 2012. Viktimat e tij ishin kryesisht të varur nga droga ose prostituta.

Një tjetër vrasës serial është Alexander Pitsushkin, i cili njihet si “The killer of the checker“. Ai akuzohet për vrasjen e 48 personave dhe për këtë arsye është dënuar me burg të përjetshëm në Moskë. Viktimat ishin kryesisht njerëz të moshuar të alkoolizuar, me të cilët takohej në park.

Vrasësi më i keq në Kinë njihet si Yang Shihnai, i cili vdiq kur ishte 35 vjec. Ai u ekzekutua në  vitin 2004 pasi vrau 67 persona në një periudhë trevjeçare (2000-2003).

Ai pushtonte shtëpitë e vendit dhe vriste familjet me sëpatë, çekiç apo shpatë. Policia e raportoi për grabitje dhe përdhunim, por Yang e përshkroi si të çmendur që shijonte veprat e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat