Corbyn përjashton mobilitetin social si objektiv të Partisë Laburiste

Bota

Corbyn përjashton mobilitetin social si objektiv të Partisë Laburiste

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:55
Jeremy Corbyn

Lideri i Partisë Laburiste së Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, e ka hedhur poshtë idenë e mobilitetit social si qëllim për qeverinë e ardhshme laburiste, duke thënë se në vend të kësaj do ta krijojë një komision për drejtësi sociale, i cili do të ketë kompetenca të politikës audituese.

Në ndryshimin e qëndrimit që nga strategët laburistë po vlerësohet si refuzim i 40 vjetëve të konsensusit politik, Corbyn pritet të deklarojë të shtunën se krijimi i mobilitetit social ka dështuar.

Gjatë fjalimit në tubimin e laburistëve për edukimin, i cili do të mbahet në Birmingham, Corbyn do të premtojë se do ta zëvendësojë këtë ide me idenë që të rinjtë më të talentuar të kenë mundësi për të korrë sukses, me kërkesën që të gjithë fëmijëve t’iu mundësohet zhvillimi normal.

“Me dekada të tëra na është thënë se mungesa e barazisë nuk ka rëndësi, sepse sistemi i arsimit do t’ua mundësojë njerëzve punëtorë e të talentuar arritjen e suksesit, pavarësisht të kaluarës së tyre. Por sa më e madhe që është bërë pabarazia, aq më e ngulitur është bërë”, pritet të deklarojë ai.

Lëvizja e fundit e Corbynit është dëshmia më e re për vendosmërinë e ekipit të tij për t’i dhënë formë të re Partisë Laburiste dhe e nënvizon besimin e tij se qeveritë e Toni Blerit dhe Gordon Braunit nuk kanë bërë punë të mjaftueshme për ta ndryshuar sistemin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat