Tanah Lot: Mbrojtësi i ishullit Bali

Bota

Tanah Lot: Mbrojtësi i ishullit Bali

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:19
Tanah Lot

Tanah Lot, një nga atraksionet më të mëdha turistike në Bali, është njëri prej shtatë tempujve që me shekuj ka mbrojtur plazhin dhe banorët e këtij ishulli indonezian nga “shpirtat e këqij”.

Nuk dihet saktë prejardhja e Pura Tanah Lotit, mirëpo sipas një legjende lokale – atë e ka ngritur një person në shekullin 16, i cili tashmë është pjesë e miteve dhe legjendave lokale.

Ky tempull është ngritur njëkohësisht me gjashtë të tjerë të tillë përgjatë bregdetit të Balit – për t’i nderuar shpirtat që njihen si “Mbrojtësit e detit”.

Rrymimet e ndryshme të ujit të detit dhe erozioni kanë krijuar shpella dhe vrima të shumta në fund të shkëmbinjëve ku është ndërtuar ky tempull – dhe aty kanë gjetur strehim gjarpërinjtë e detit, për të cilët banorët lokalë besojnë se janë mbrojtës të tempullit bashkë me gjarprin gjigant të legjendës që njihet si “Gjarpri i makthit”.

Deri të Tanah Loti mund të shkohet këmbë gjatë zbaticës, mirëpo vizita u lejohet vetëm banorëve të Balit.

Megjthatë, turistët e shumtë të Balit mund të kënaqen duke e shikuar këtë tempull nga largësia, të cilin e ruajnë gjarpërinjtë e shumtë por dhe legjendat dhe mitet e krijuara. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat