Kirstenbosch – parajsa në Cape Town

Bota

Kirstenbosch – parajsa në Cape Town

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:55
Kirstenbosch

Në lindje të bjeshkëve Table, në Cape Town të Afrikës së Jugut, gjendet një mrekulli natyrore e quajtur Kirstenbosch – kopshti i parë botanik që është bërë pjesë e tashëgimisë botërore.

Ky kopsht, i themeluar në vitin 1913, është krijuar për të mbrojtur florën e këtij vendi, ndërsa edhe sot luan rol të rëndësishëm në mbrotjen dhe kultivimin e bimëve autoktone të Afrikës së Jugut.

Me rastin e 100-vjetorit të ekzistimit të tij, në këtë kopsht botanik është përuruar, në fakt rikonstruar, Centenary Tree Canopy Walkway, një shteg gjarpëror ku vizitorët mund të lëvizin mbi kurorat e pemëve.

Ky shteg ofron pamje të mahnitshme drejt vargmaleve të afërta, opshtit botanik si dhe drejt qytetit të Cape Town-it.

Ai është i gjatë 130 metra, ndërsa lartësia maksimale e tij është 12 metra. Po ashtu në dy vende shtegu zbret deri në tokë, për t’u ngjitur më pastaj sërish në lartësi të dukshme. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat