“Bir, luftove deri në fund. Jam krenare për ty…”

Bota

“Bir, luftove deri në fund. Jam krenare për ty…”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:19
Miller nga Queensland, Australi, u shua i rrethuar nga familja e tij më 15 Maj, pas një beteje, të cilën nëna e tij thotë se e përballoi plot kurajo.

Një 9-vjeçar humbi betejën me një sëmundje të rrallë, të cilën e luftoi për 4 vjet. Në 2015-n Miller O’Flynn u diagnostikua me një çrregullim të rrallë të sistemit nervor, që i shkaktonte atij probleme në ecje, të folur dhe shikim, për shkak të akumulimit me tepricë të hekurit në tru.

Miller nga Queensland, Australi, u shua i rrethuar nga familja e tij më 15 Maj, pas një beteje, të cilën nëna e tij thotë se e përballoi plot kurajo.

Në një postim në rrjetet sociale, Sophie Cashier, e kujtoi djalin e saj 9-vjeçar me këto fjalë: “Mill, luftove fort deri në fund dhe ia dole, ti fitove. Bëre një punë të mrekullueshme, biri im i bukur. Mami të do shumë fort”, shkruajti nëna e tij në Facebook.

Image

Miller mësoi për sëmundjen e tij pasi u ftoh dhe nisi të mos kontrollonte dot lëvizjet. Sëmundja e preku trupin e tij me shpejtësi. Ai nuk mund të ecte, nuk mund të fliste apo të hante brenda 10 ditëve. Vetë mjekët parashikuan që Miller nuk do të mund të jetonte më shumë se 10 vjeç.

Nëna e tij tha se rasti i të birit, ishte vetëm një prej 3 rasteve të regjistruar në Australi.

Duke folur për Daily Mail Australia, nëna e Miller tha: “Ishte një djalë i fortë. Nuk lejoi kurrë që sfidat që kishte përballë ta ndalonin që të bënte gjërat që donte, pavarësisht sa të vështira ishin. Jam shumë krenare për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat