Kriza në Sudan/ Arrestohen figurat e opozitës, bëhet thirrje për mosbindje civile

Bota

Kriza në Sudan/ Arrestohen figurat e opozitës, bëhet thirrje për mosbindje civile

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:45
Sudan

Grupi ombrellë që udhëheq lëvizjen pro-demokratike në Sudan, ka bërë thirrje për një fushatë mbarëkombëtare të mosbindjes civile, disa ditë pas goditjes së përgjakshme ushtarake, e cila u shoqërua me viktima.

Është bërë thirrje që fushata të fillojë të dielën dhe të vazhdojë derisa të instalohet një qeveri civile, informon dritare.net.

Njoftimi erdhi pas arrestimit të tre figurave të opozitës, të cilët ishin përfshirë në përpjekjet për ndërmjetësim. Ata kishin takuar kryeministrin e Etiopisë për të rifilluar bisedimet e paqes.

Megjithatë, Mohamed Esmat u arrestua të premten pas takimit të tij me Abiy Ahmed të Etiopisë. Ndërsa Ismail Jalab, një udhëheqës i grupit rebel SPLM-N dhe zëdhënësi i tij Mubarak Ardol u ndaluan herët të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat