Air New Zealand do t'iu lejojë punëtorëve bërjen e tatuazheve të dukshme

Bota

Air New Zealand do t'iu lejojë punëtorëve bërjen e tatuazheve të dukshme

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:33
Air New Zealand

Kompania e fluturimeve, Air New Zealand, do t’i japë fund masës që ndalon krijimin e tatuazheve në pjesë të dukshme të trupit, duke i lejuar stafit që të shprehë diversitetin individual dhe atë kulturor.

Disa banorë të Zelandës së re, që trashëgojnë kulturën maori, bëjnë tatuazhe për të treguar trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre.

Sipas kompanisë ajrore, nga 1 shtatori, të gjithë punëtorët do të mund të bëjnë tatuazhe që nuk janë ofenduese.

Kufizimet që kanë ekzistuar në kompani për këtë çështje patën rezultuar me kritika të ashpra ndaj këtij institucioni, me arsyetimin se është duke diskriminuar kulturën maori.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Christopher Luxon, ka thënë se institucioni që ai drejton synon të mbështesë diversitetin dhe t’i lejojë punëtorët “të shprehin individualitetin e tyre”.

Bazuar në të dhënat e Air New Zeland, një në pesë persona në Zelandë të Re ka të paktën një tatuazh, derisa rreth 35 për qind e tyre janë nën moshën 30 vjeçare.

Për njerëzit që trashëgojnë kulturën maori, shënjat që krijohen në fytyrë, konsiderohen traditë që tregon lidhjet e një personi me familjen dhe kulturën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat