Pjese e traditës/Air New Zealand lejon punonjësit të shfaqin tatuazhet

Bota

Pjese e traditës/Air New Zealand lejon punonjësit të shfaqin tatuazhet

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Air New Zealand ka vendosur t’i japë fund masave që ua ndalojnë pjesëtareve të stafit tatuazhet e dukshme në trup. Lëvizja e kompanisë ajrore synon t’i lejojë punonjësve të saj të shprehin diversitetin individual dhe atë kulturor.

Disa banorë të Zelandës së Re, që trashëgojnë kulturën maori, bëjnë tatuazhe për të treguar trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre. Por që nga 1 shtatori, të gjithë punonjësit e saj do të kenë mundësinë të bëjnë tatuazhe që nuk janë ofenduese.

Kufizimet ekzistuese në këtë kompani patën rezultuar me kritika të ashpra ndaj këtij institucioni, me arsyetimin se ai po diskriminonte kulturën maori. Disa madje e kishin akuzuar për hipokrizi, sepse aspekte të tjera të kësaj kulture si; gjuha apo simbolet e saj, janë futur në fushata marketingu.

Bazuar në të dhënat e Air New Zeland, një në pesë persona në Zelandën e  Re ka të paktën një tatuazh, ndërsa rreth 35 për qind e tyre janë nën moshën 30 vjeçare. Për njerëzit që trashëgojnë kulturën maori, shenjat që krijohen në fytyrë, konsiderohen një traditë e cila tregon lidhjet e personit me familjen dhe kulturën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat