Ministri iranian: Shtetet e Bashkuara të mos ndihen të sigurta

Bota

Ministri iranian: Shtetet e Bashkuara të mos ndihen të sigurta

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndihen të sigurtë pas nisjes së, siç tha ai, luftës ekonomike ndaj Tehranit.

Duke folur në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm gjerman, Zarif tha se Irani nuk do ta nisë luftën me Shtetet e Bashkuara, por kushdo që e fillon luftën me këtë shtet nuk do të jenë ata që do t’i japin fund asaj.

Ai e ngriti standardin edhe për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke thënë: “Presidenti Trump vetë e ka dhënë njoftimin se Shtetet e Bashkuara e kanë nisur një luftë ekonomike kundër Iranit. Zgjidhja e vetme për zvogëlim të tensioneve në rajon është ndërprerja e kësaj lufte ekonomike”.

Ministri Zarif i bëri këto komente pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas. Gjermania është vendi kryesor evropian që po bën përpjekje për ndërtimin e një mekanizmi të veçantë për lehtësimin e tregtisë mes Evropës dhe Iranit pa i shkelur sanksionet amerikane ndaj këtij shteti.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar dhe i rikthyen sanksionet kundër Iranit. Tërheqjen nga kjo marrëveshje e ka paralajmëruar edhe Irani, zyrtarët e të cilit kanë thënë se më 7 korrik do ta rrisin pasurimin e uraniumit në nivelin e nevojshëm për prodhim armësh, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat