Del raporti: Vëllai i Kim Jong-unit ishte spiun i CIA-s

Bota

Del raporti: Vëllai i Kim Jong-unit ishte spiun i CIA-s

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:16
Kim Jong-nam

Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte spiun i CIA-s para se të vritej në Malajzi në vitin 2017, pretendon një raport.

Duke e cituar një “person që ka dijeni për rastin”, the Wall Street Journal përcjell media ka thënë se “kishte një lidhje” mes Kim Jong-namit dhe CIA-s, duke shtuar se shumë detaje të marrëdhënies së tij me agjencinë e inteligjencës amerikane mbeten të paqarta.

Sipas gazetës prestigjioze amerikane, Kimi kishte udhëtuar drejt Malajzisë në shkurtin e vitit 2017 për t’u takuar me kontaktet e tij të CIA-s, megjithëse ky mund të mos ketë qenë qëllimi i vetëm i udhëtimit të tij.

Por, gazeta tha se Kimi, që dikur ishte favorit për ta pasuar babain e tij, Kim Jong-ilin, ndoshta e kishte të pamundur që të hidhte dritë aq shumë mbi politikat e brendshme të regjimit komunist, raporton The Guardian.

“Disa ish zyrtarë amerikanë thanë se gjysmë-vëllai, që kishte jetuar jashtë Koresë së Veriut për shumë vite me radhë nuk kishte bazë pushteti në Pyongyang, dhe e kishte të pamundur të ofronte detaje mbi punët e fshehta të vendit të tij,” thuhet në raport.

Dy gra ishin akuzuar se e kishin helmuar Kim Jong-namin duke i hedhur në fytyrë lëngun VX, një armë e ndaluar kimike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat