Pompeo drejt Indisë për më shumë qasje në tregjet vendase

Bota

Pompeo drejt Indisë për më shumë qasje në tregjet vendase

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:31
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Shtetet e Bashkuara janë të hapura ndaj dialogut për të zgjidhur problemet e tregtisë me Indinë duke u mundësuar kompanive amerikane më tepër qasje në tregjet indiane, u shpreh sot Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili pritet të vizitojë Indinë këtë muaj.

Gjatë takimit të Këshillit të Biznesit SHBA - Indi, Sekretari Pompeo iu referua vendimit të Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund trajtimit preferencial të Indisë në tregëti, nga data 5 qershor.

"Vazhdojmë të jemi të hapur ndaj dialogut, dhe shpresojmë që miqtë tanë në Indi do të heqin barrierat tregtare dhe t'i besojnë konkurrencës" së kompanive të tyre, u shpreh zoti Pompeo, i cili pritet që në datat 24 - 30 qershor të udhëtojë drejt Indisë, Sri Lankas, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

India ka qenë ndër përfitueset më të mëdha nga trajtimi preferencial. Importet pa tarifa doganore nga vende të Azisë Jugore drejt SHBA-së, janë në rreth 5.6 miliardë dollarë në vit. Uashingtoni ka qenë prej kohësh i shqetësuar nga legjislacioni i ri indian që shtrëngon rregullat për kompanitë kryesore amerikane, por që favorizon kompanitë vendase indiane. Në veçanti, disa rregulla më të ashpra për tregtinë online që hynë në fuqi këtë vit, dëmtojnë posaçërisht kompanitë Amazon dhe Walmart, që blenë vitin e kaluar për 16 miliardë dollarë kompaninë indiane Flipkart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat