Forcat saudite sulmojnë rebelët në Jemen

Bota

Forcat saudite sulmojnë rebelët në Jemen

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga forcat e Arabisë Saudite ka kryer sulme ajrore kundër forcave Houthi, të cilat mbështeten nga Irani. Televizioni shtetëror saudit njoftoi se sulmet u kryen në kryen në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Luftimet e fundit kanë shkaktuar rritje të tensioneve në rajon.

Sulmet ajrore u përdoren për t’i goditur sistemet e mbrojtjes ajrore dhe pozicionet tjera ushtarake në qytetin e kontrolluar nga rebelët dhe ndodhën disa ditë pas sulmit me raketë që ndodhi në një aeroport të Arabisë Saudite.

Koalicioni i myslimanëve sunitë, të cilët mbështeten nga shtetet perëndimore, ka luftuar me rebelët e grupit Houthi që nga viti 2015 në përpjekje për ta kthyer në pushtet qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, të cilët u dëbuan nga kryeqyteti nga forcat rebele.

Rebelët Houthi i kanë shpeshtuar sulmet me dronë dhe raketa në qytete të ndryshme të Arabisë Saudite muajve të fundit në kohën kur janë rritur tensionet mes Iranit dhe shteteve të Gjirit Persik e Shteteve të Bashkuara.

Konflikti i Jemenit më tepër vlerësohet si luftë mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Sidoqoftë, rebelët kanë mohuar se marrin urdhra nga Tehrani dhe se i kanë marrë armët për të luftuar kundër korrupsionit..

Deri tash, në luftën civile të Jemenit janë vrarë më shumë se dhjetë mijë njerëz, shkruan “Reuters”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat