Rohani paralajmëron tërheqjen nga implementimi i disa obligimeve të marrëveshjes bërthamore

Bota

Rohani paralajmëron tërheqjen nga implementimi i disa obligimeve të marrëveshjes bërthamore

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:23
Presidenti iranian Hassan Rohani

Presidenti iranian Hassan Rohani, tha se vendi “ka marrë vendim për t’i dhënë fund implementimit të disa prej obligimeve nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Rohani bëri këto komente më 15 qershor në një samit rajonal në Dushanbe, ku theksoi se Teherani ka marrë këtë vendim pas “konfrontimit” nga Shtetet e Bashkuara, tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe rritjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Raportet në mes të Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë të përkeqësohen, me akuzat e fundit të presidentit Donald Trump se Irani ka sulmuar dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit.

Në samit po marrin pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe liderët nga Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizia, Uzbekistani, Pakistani dhe India.

Shtetet e Bashkuara kanë dëmtuar marrëdhëniet edhe me Turqinë pas marrëveshjes së kësaj të fundit për blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Më 14 qershor, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do të hakmerret kundër sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat