5 persona vdesin në Britanin e Madhe, arsyeja ushqimi spitalor - Bota Sot
5 persona vdesin në Britanin e Madhe, arsyeja ushqimi spitalor

Bota

5 persona vdesin në Britanin e Madhe, arsyeja ushqimi spitalor

Nga: M.H Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:58
Matt Hancock

5 persona kanë vdekur në Britanin e Madhe për shkak të ushqimit spitalor, shkruan ABC news, përcjell Bota sot.

Qeveria britanike ka urdhëruar një rishikim të ushqimit spitalor pas vdekjës së pesë pacientëve nga ngrënia e sanduiçëve dhe sallatës.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha të shtunën se dëshiron "një qasje radikale të re" për ushqimin që shërbeu në spitale.

Tre pacientët vdiqën në spitalet në Mançester dhe Liverpool në veriperëndim të Anglisë. Dy lokacionet e tjera nuk janë identifikuar.

Shëndeti Publik në Angli thotë se asnjë vdekje nuk është raportuar pasi që produktet e prekura janë tërhequr në fund të majit

Një baktere e gjendur në ushqim ëshët ajo që ka shkaktur vdekjën, kjo bakterie zakonisht shkakton sëmundje të lehta në njerëz të shëndetshëm, por mund të jetë fatale për ata me sistem imunitar të dobësuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...