Shtetasi serb vret gruan në një park në Gjermani

Bota

Shtetasi serb vret gruan në një park në Gjermani

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:20
Foto

Një vrasje ka ndodhur të premten pasdite në një park në Künzell të Gjermanisë.

Një 55-vjeçar e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, 51-vjeçare e cila nuk u ka mbijetuar plagëve të marra përcjellë Periskopi.

Ajo u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë.

55-vjeçari, i cili sipas medium gjerman, Tag24.de ka shtetësi gjermane dhe serbe, u arrestua dhe do të dal para prokurorit gjatë fundjavës.

Policia e zonës Künzell, ku gjendet parku në të cilin u krye vrasja, kanë thënë se për detaje tjera, prokurori do të flas për medie ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat