Përplasen në ajër dy avionë, vdesin dy pilotët

Bota

Përplasen në ajër dy avionë, vdesin dy pilotët

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:56
Pamje nga aksidenti

Dy avionë të vegjël, njëri prej të cilëve po përpiqej të ulej në aerodromin nga i cili avioni tjetër po ngrihej, janë përplasur me njëri-tjetrin. 

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në aerodromin Hood në qytetin Masterton të Zelandës së Re. Si pasojë e përplasjes së avionëve kanë humbur jetën dy pilotët.

Sipas Radios “Zelanda e Re”, njëri avion po kthehej në aeroport pasi kishte lëshuar në ajër katër parashutistë, ndërsa avioni që ngrihej ishte për trajnimin e pilotëve të rinj.

Image

Sipas medias vendase, përplasja ndodhi në lartësinë prej rreth 100 metrash.

Dëshmitarët okularë thanë së dëgjuan një përplasje të fortë dhe më pas panë flakë në ajër dhe mbetjet e avionëve që binin nga lartësia.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit që u kushtoi jetën 2 pilotëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat