Vrasja e deputetit mund të ketë lidhje me ekstremin e djathtë

Bota

Vrasja e deputetit mund të ketë lidhje me ekstremin e djathtë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:11
Foto

Vrasja e një deputeti lokal, mbështetës i emigrantëve në Gjermani, për të cilin u arrestua këtë fundjavë një person i dyshuar, me shumë mundësi lidhet me ekstremin e djathtë, njoftoi sot prokuroria kombëtare anti-terroriste.

Në fazën aktuale të hetimeve, ne nisemi nga parimi që ka dyshime për veprime të ekstremit të djathtë, për të zbardhur arsyet e vrasjes që tronditi opinionin publik, deklaroi për median zëdhënësi i prokurorisë.

Prokuroria e përgjithshme e Karlsruhe, kompetente në fushën e terrorizmit dhe të krimit të organizuar, bazohet veçanërisht, për të provuar këtë tezë, mbi të kaluarën e të dyshuarit, një person rreth të 45-ve i afërt me lëvizjen neonaziste dhe tashmë i dënuar për akte dhune, më konkretisht kundër një  qendre migrantësh.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë, por për momentin nuk ka asnjë element që dëshmon se i dyshuari mund të ketë vepruar në kuadër të një grupimi të ekstremit të djathtë formuar për këtë qëllim. Marrë si referencë grupimin neo-nazist gjerman NSU, përgjegjës për vrasjen e disa emigrantëve në Gjermani që në fillim të viteve 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat