Andaluzia, “Një mijë e një netë” por jo përrallë

Bota

Andaluzia, “Një mijë e një netë” por jo përrallë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:21
Një mijë e një net

Andaluzia është krahina më jugore dhe më e ngrohtë e Spanjës, pjesë e gadishullit Iberik, ku për tetë shekuj muslimanët kanë lënë gjurmët e tyre në kulturë, arkitekturë, mënyrë të jetës, por edhe mbi gjuhën e cila dallon nga gjuha standarde spanjolle, për çka ndryshe quhet edhe të folurit andaluzian.

Granada, Sevilla dhe Mallaga janë qytetet andaluziane të cilat kanë qenë shtëpi e artistëve të njohur, siç janë Pablo Picasso dhe Ernest Hemingway i cili madje shkroi për Andaluzinë në romanin e tij “Dhe lind dielli”.

Simbol i bashkimit të Spanjës llogaritet Granada, ndërsa njëri nga simbolet e këtij qyteti andaluzian padyshim se është Alhambra ose Pallati i Kuq. Bëhet fjalë për kompleksin e mrekullueshëm romantik me monumente të kulturës islame, që e bën të jetë njëri nga atraksionet kryesore turistike në Spanjë.

Ndërtuar në shekullin e 13-të, Alhambra u ngjan pallateve të përshkruara në “Një mijë e një netë”, koleksionin e famshëm të tregimeve të shkurtra të letërsisë arabe dhe persiane.

Një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës islame në Andaluzi, padyshim se është xhamia e Madhe e Abd al-Rahmanit në Cordoba, e cila u ndërtua në shekullin e VIII, dhe bashkë me Alhambran ndodhen në listën e UNESCO-s të monumenteve që janë trashëgimi botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat