Wolters: Raportet ushtarake mes SHBA-së dhe Turqisë mbesin pozitive

Bota

Wolters: Raportet ushtarake mes SHBA-së dhe Turqisë mbesin pozitive

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:49
Gjenerali i NATO-s, Tod Wolters

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan, dhe homologu i tij turk, Hulusi Akar, mbesin të angazhuar në dialog, dhe mund të takohen javën e ardhshme gjatë takimit të NATO-s në Bruksel, tha komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters.

Gjenerali Wolters, tha se raportet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s mbesin “absolutisht pozitive”, pavarësisht mospajtimeve për bashkëpunimin ushtarak të Turqisë me Rusinë.

Uashingtoni ka thënë se do të anulojë furnizimin e Turqisë me aeroplanë luftarakë F-35, nëse ajo vazhdon me blerjen e sistemit rus. Sipas administratës amerikane, sistemi rus përbën kërcënim për aeroplanët amerikanë.

Megjithatë, Turqia deri më tani ka dhënë sinjale se do të vazhdojë me blerjen. Presidenti i Turqisë Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se pjesa e parë e sistemit rus do të mbërrijë në Turqi në muajin korrik.

SHBA-ja ka paralajmëruar sanksione ndaj Turqisë, ndërkaq Ankaraja ka pohuar se do të iu përgjigjet atyre./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat