Boeing nënshkruan kontratën e parë pas dy aksidenteve ajrore

Bota

Boeing nënshkruan kontratën e parë pas dy aksidenteve ajrore

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:34
Boeing

Boeing njoftoi sot nënshkrimin e kontratës me grupin IAG (British Airways, Iberia, Vueling dhe Aer Lingus) për 200 aeroplanë 737 MAX, mjeti i saj ajror që kryen distanca jo shumë të largëta, i bllokuar në pistë që nga muaji mars pas dy aksidenteve ajrore në Indonezi dhe në Etiopi, që pati bilanc tragjik prej 346 të vdekur.

Ky njoftim i papritur, në ditën e dytë të panairit në fushën e aeronautikës në Bourget, vjen ndërsa kompania ajrore po pret autorizimin për rinisjen e fluturimeve të kësaj linje nga rregullatori ajror. Vlera llogaritet në mbi 24 miliardë dollarë me çmim katalogu.

Kjo porosi është e para që prej dy incidenteve ajrore të Lion Air në 2018 dhe Ethiopian Airlines marsin e kaluar, që detyruan autoritetet rregullatore në botë për të gozhduar në pistë avionin.

Kjo porosi thekson angazhimin e Boeing për të rikthyer besimin tek ky avion, dhe vendosmërinë për të hedhur pas krahëve krizën që ndërtuesi i avionëve po përjeton prej disa muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat