Zelanda e Re fton qytetarët të dorëzojnë armët: Ju dëmshpërblejmë

Bota

Zelanda e Re fton qytetarët të dorëzojnë armët: Ju dëmshpërblejmë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:53
Ilustrim

Ligji për ndalimin e armëve gjysmëautomatike ka hyrë në fuqi në Zelandën e Re dhe tashmë qeverisë i duhet të dëmshpërblejë pronarët që do t’i dorëzojnë.

Të dhënat e qeverisë janë se rreth 14,300 armë gjysmëautomatike duhet të dorëzohen.

Ministri i Financave, Grant Ropertson, njoftoi se është përcaktuar fondi prej 137 milionë eurove si dëmshpërblim për ata që i dorëzojnë armët para 20 dhjetorit.

Pas kësaj date, kush kapet me armët e ndaluara rrezikon deri në 5 vjet burg.

Ky ligj u iniciua menjëherë pas sulmit në xhaminë e Christchurch ku humbën jetën 51 besimtarë myslimanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat