Protestuesit në Gjeorgji kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Bota

Protestuesit në Gjeorgji kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:54
Protestat në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Protestuesit anti-rus në Gjeorgji po kërkojnë dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, teksa po përgatiten për ditën e tretë të protestave në kryeqytetin, Tbilisi. Protestuesit kanë dhënë se protesta e sotme do të jetë paqësore, pasi dy ditë më parë ata ishin përleshur me policinë, ku u lënduandhe u arrestuandhe u arrestuan qindra persona.

Disa qindra protestues kanë qëndruar pranë ndërtesës së Parlamentit pasi kryetari i Parlamentit, Irakli Kobakhidze dha dorëheqje më 21 qershor. Dorëheqja e tij ishte një nga kërkesat e protestuesve.

Por, figurat opozitare thonë se do të protestojë edhe sot për të kërkuar që edhe kërkesat e tjera të tyre të përmbushen, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe lirimin e protestuesve të arrestuar në natën e parë të protestave. Protestuesit, po ashtu po kërkojnë ndëshkimin e forcave të rendit që përdorën dhunë ndaj protestuesve si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protestuesit në Tbilisi, fillimisht u mblodhën më 20 qershor për të shprehur zemërimin e tyre, pasi zëvendëskryetari i Dumës ruse, Sergei Gavrilo, ishte ulur në ulësen e kryeparlamentarit gjeorgjian dhe nga aty u ishte adresuar një këshilli të ligjvënësve, nga shtetet e krishtera ortodokse.

Tensionet ndërmjet Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi të dyja vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat