Mbahet parada më e madhe e LGBT në historinë e Ukrainës

Bota

Mbahet parada më e madhe e LGBT në historinë e Ukrainës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:35
Parada LGBT

Mijëra persona kanë dalë rrugëve të Kyivit të shtunën, për të shënuar paradën më të madhe dhe më paqësore të komunitetit LGBT në Ukrainë, edhe pse ka pasur protesta kundër kësaj parade.

Turma e njerëzve, shumica të veshur me ngjyra të hapura, marshuan rrugëve të qendrës së kryeqytetit të Ukrainës, duke mbajtur pankarta ku shkruhet “Diversiteti është i bukur”, “Të drejtat e njeriut = vend të lumtur”, “Jo dhunës – po të drejtave”, raporton Euronews.

Ata u penguan nga një grup i vogël protestuesish, por nuk kishte dhunë edhe pse ndër protestues ishin persona të së djathtës ekstreme ose prijës fetarë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka promovuar kulturën e tolerancës, duke thënë se ai qëndron për barazinë dhe lirinë e të gjithëve.

Zyra e Zelenskiyt urdhëroi policinë që ta ndalojë dhunën dhe të garantojë një ambient të sigurtë për pjesëmarrësit.

Në këtë paradë, morën pjesë edhe ambasadorët e shteteve perëndimore si Gjermania, Kanadaja, Suedia, Norvegjia, SHBA-ja, Finlanda dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat