Britania e Madhe mund t’i bashkohet Trumpit në një luftë të mundshme kundër Iranit

Bota

Britania e Madhe mund t’i bashkohet Trumpit në një luftë të mundshme kundër Iranit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

Britania e Madhe do të konsiderojë bashkimin me një sulm ushtarak amerikan ndaj Iranit, ka thënë Jeremy Hunt.

Sipas mediave britanike, sekretari i Jashtëm konfirmoi se Britania e Madhe do të konsideronte kërkesat për mbështetje “rast pas rasti”.

“Ne do të qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara si aleati ynë më i fortë, por sigurisht që duhet të shqyrtojmë çdo kërkesë për mbështetje ushtarake rast pas rasti”.

Ndryshe, sipas mediave, Uashingtoni ka ngritur tashmë një sulm të plotë në internet kundër Iranit pas një rrëzimi të një droni amerikan.

Kështu, bëhet e ditur se Pentagoni synon sistemet kompjuterike të përdorura për të kontrolluar raketat e Teheranit.

Donald Trump kishte tërhequr vendimin për një fushatë bombardimi ndaj Iranit. Ai tha se ushtria amerikane ishte ‘e gatshme’, por shtoi: ‘Nuk kam asnjë nxitim’.

Tensionet janë përshkallëzuar midis dy vendeve që kur SHBA u tërhoqën vitin e kaluar nga një pakt bërthamor.

Gjithashtu, Uashingtoni ka fajësuar Gardën Revolucionare Islamike për sulmin ndaj dy tankerëve në Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kryesore të anijeve të naftës – këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat