Treni del nga shinat, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar në Bangladesh

Bota

Treni del nga shinat, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar në Bangladesh

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:23
Foto

Një tren i pasagjerëve kishte dalë nga shinat në një urë në veri-lindje të Bangladeshit të dielën mbrëma.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, kanë gjetur vdekjen të paktën pesë persona dhe duke janë lënduar më shumë se 100 të tjerë.

Fatkeqësia ndodhi kur gjashtë vagonë të trenit dolën nga shinat në një urë në Baramchal në Moulvibazar, rreth 140 kilometra nga kryeqyteti, Dhaka.

Të gjitha shërbimet e trenave mes Sylhet dhe rretheve të tjera u pezulluan pas aksidentit.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një hetim rreth shkakut të aksidentit. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat