Ministria e Mbrojtës së Kinës të enjten tha që anijet ushtarake kanadeze kanë lundruar rreth Tajvanit, në pjesën që e ndan ishullin me pjesën tjetër të Kinës, e që shihet si akt që mund t’i lëndojë marrëdhëniet bilaterale.
Kalime të tilla e kanë nervozuar Kinën, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj. Në prill, Pekini dënoji një vendim francez që të kalojë në ujërat e Tajvanit, raporton Euronews.
Kina këtë javë i bllokoi të gjitha importimet e mishit nga Kanadaja, si një masë diplomatike ndaj problemeve mes dy vendeve. Kina është duke kërkuar që Kanadaja ta lirojë zyrtaren e Huawei e cila ishte arrestuar në dhjetor me kërkesë të SHBA-së.
Kalimi ndodhi për shkak se anijet kanadeze po shkonin nga Vietnami për në detin e Koresë Jugore, ku Kanadaja po ndihmon në ndalimin e kontrabandës me anije.
“Transiti përmes ujërave të Tajvanit nuk vlen të koment pohet” tha zëdhënësi i qeverisë kanadeze, Ashley Lemire. Ajo tha se anijet kanadeze vetëm kanë bërë një kalim.
Madje në vitin 2018, aeroplanët luftarakë të Kinës fluturuan rreth 300 metra mbi nivelin e ujit, lëvizje që në fakt u bë mbi anijet kanadeze në ujërat ndërkombëtarë.