Momenti kur Trump ia çon gishtin Putinit në Japoni: Mos u përziej në zgjedhje

Bota

Momenti kur Trump ia çon gishtin Putinit në Japoni: Mos u përziej në zgjedhje

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:56
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti Donald Trump i tha presidentit rus Vladimir Putin të mos ndërhyjë në zgjedhje.

Presidenti Trump u pyet gjatë një takimi të premten në Japoni nëse ai do t’i thoshte presidentit rus të mos ndërhyjë në zgjedhje – siç thotë raporti i Mullerit për zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

“Mos u përzieni në zgjedhje, ju lutem”, i tha Trump, me një buzëqeshje në fytyrë, duke u kthyer nga rusët në një dhomë të mbushur plot me gazetarë.

“Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin që nga takimi i Helsinkit,” theksoi Putini, duke iu referuar takimit të tyre të samitit ku Trump mori kritika sepse ai pranoi mohimin e Putinit për ndërhyrje në zgjedhje.

Më vonë, Trump u tha reporterëve “Ne kemi marrëdhënie shumë të mira”.

“Shumë gjëra pozitive kanë ndodhur si rezultat i mardhënjes tonë. Pra Vladimir, faleminderit!”

Gjatë fundit të takimit, Trump tha se “është nder i madh të takoj Putinin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat