Takohen Trump dhe Erdogan, thonë se gjithçka është “Në rregull”

Bota

Takohen Trump dhe Erdogan, thonë se gjithçka është “Në rregull”

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:30
Trump dhe Erdogan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar takime të shumta me liderë botëror, në Osaka të Japonisë. Ai e ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij turk, Recep Taip Erdogan.

Në kohën kur tensionet mes dy vendeve, SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, duket sikur presidentët kanë raporte të mira personale.

Presidenti turk, Erdogan publikoi një fotografi, ku shihen duke e bërë shenjën me gisht, që do të thotë se gjërat janë mirë mes tyre.

Image

Turqia dhe SHBA-ja kanë pasur marrëdhënie të tensionuara për shkak se SHBA-ja nuk pranoi që ta ekstradonte Fetullah Gylenin në Turqi, ndërsa Turqia kishte blerë sistemin raketor rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat