Putin dhe Abe bisedojnë për Ishujt Kurile

Bota

Putin dhe Abe bisedojnë për Ishujt Kurile

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:02
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe janë pajtuar që të zgjerojnë lidhjet ekonomike, por kanë dështuar që të bëjnë përparim rreth një marrëveshjeje paqeje që zyrtarisht t’i japin fund Luftës së Dytë Botërore.

Dy liderët u takuan në Osaka të Japonisë, pas përfundimit të samitit të G20-ës.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se gjatë bisedimeve me Putinin, të dy kanë shprehur përkushtimin e tyre për të gjetur zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjet territoriale që kanë për katër ishujt jugor Kurile, që Bashkimi Sovjetik i kishte marr nga kontrolli i Japonisë, në ditët e fundit të luftës. Japonia asnjëherë nuk e kishe njohur këtë veprim dhe i konsideron ishujt si “territoret veriore” të shtetit.

Dy liderët u pajtuan që të lëvizin përpara në aktivitete të përbashkëta ekonomike në ishujt e kontestuar.

Abe gjithashtu njoftoi se do të thjeshtohet procedura e marrjes së vizave për biznesmenët rusë dhe turistët që vizitojnë Japoninë.

Putin theksoi se “një dialog përmbajtjesor” është zhvilluar për çështjet territoriale dhe se “një dialog i tillë do të vazhdojë”. Ai shtoi se marrëveshjet që janë arritur do të ndërtojnë besimin dhe do të lehtësojnë “gjetjen e zgjidhjeve t pranueshme për të dyja palët, për çështjet më komplekse”.

Presidenti rus po ashtu ftoi kryeministrin japonez që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, që mbahet në shtator në qytetin rus, Vladivostok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat