Së paku 14 të vdekur nga shpërthimi i nëndetëses në Rusi

Bota

Së paku 14 të vdekur nga shpërthimi i nëndetëses në Rusi

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një zjarr që ka shpërthyer në një nëndetëse hulumtuese e ka shkaktuar vdekjen e 14 anëtarëve të ekuipazhit.

Sipas kësaj ministrie, tragjedia ndodhi të hënën në kohën kur kjo nëndetëse ishte duke u përdorur për ta bërë një hulumtim në ujërat ruse.

Në deklaratën e ministrisë ruse thuhet se detarët kanë vdekur për shkak të thithjes së gazrave të ndezshme brenda nëndetëses, e cila ishte duke kryer matje biometrike në fundin e oqeanit.

Zyrtarët thanë se nëndetësja tashmë ndodhet në një bazë ushtarake në qytetin veriperëndimor të Severomorskit, në Detin Barent.

Raportohet se autoritetet e kanë nisur një hetim për shkaktarin e kësaj tragjedie.

Në vitin 2000, 118 anëtarë të ekuipazhit të një nëndetëseje kishin vdekur në Kursk, pasi pajisja detare kishte pësuar dy shpërthime dhe ishte fundosur në  Detin Barent, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat