Pse Putin merr filxhan me vete kudo që shkon?

Bota

Pse Putin merr filxhan me vete kudo që shkon?

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:05
Foto

Një filxhan (format mini-termusi) që Vladimir Putin e kishte marrë me vete në takimin e G20 në Osaka të Japonisë, i ka surprizuar të gjithë.

Mediat ndërkombëtare po shkruajnë për gjestin e paprecedentë të presidentit rus, i cili ka bërë që të tillë filxhanë të shiten në qindra dyqane në internet.

Konsumatorët në Kinë po i porosisin me të madhe nëpërmjet platformës kineze “Taobao”.

Faqja e internetit e përshkruan atë si “filxhani i izolimit termiko-qeramik të Putinit”, kupë uji, ose një “dhuratë perfekte për burrat dhe gratë”.

Filxhani me një emblemë ari të stemës së Republikës së Rusisë, me një shqiponjë të dyfishtë, ofrohet për 69.6 Juan kinez ose 11 dollarë amerikanë.

Në një nga parullat promovuese thuhet: “Një kopje e filxhanit të Putinit është gati për ju,  dhe mund t’ua dorëzojmë për dy javë”.

Një përfaqësues i shërbimit të klientit të e-dyqanit tha për Global Times se Putin u ka bërë një dhuratë të madhe pasi kanë marrë mijëra porosi, pasi ai u shfaq me të në samitin e G20.

“Ne kemi marrë mbi 100 kërkesa”, tha ai, duke shtuar se filxhani është një dhuratë ideale për çdo mik.

Ndërkohë, mediat shkruajnë se Putin duke marrë filxhanin me vete në një darkë të G20 javën e kaluar, ka nxitur spekulime në mediat sociale se ndoshta kishte frikë se po helmohej ose mos shpërthenin aludimet se po pinte vodka.

I ulur në të majtë të kryeministrit japonez Shinzo Abe, Putin ngriti filxhanin e personalizuar me ngjyrë të bardhë gjatë banketit. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ulur në krahun tjetër të Abe, piu si zakonisht një gotë verë.

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov u përpoq të largonte misterin, duke i thënë agjencisë “RIA Novosti” se filxhani i Putin ishte i mbushur me çaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat