Himalaje, nxirren shtatë trupa që dyshohet të jenë alpinistë

Bota

Himalaje, nxirren shtatë trupa që dyshohet të jenë alpinistë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:41
Ilustrim

Autoritetet e Indisë thanë se 7 trupa të pajetë që besohet të jenë ekipi i alpinistëve të zhdukur ndërkombëtar u nxorrën me helikopterë nga zona e rrezikshme në malet Himalaje në veri të vendit.

Administratori civil lokal, Vijay Jogdande tha se trupat sot me helikopter të Forcave Ajrore të Indisë u transportuan në qytetin Pithoragarh të shtetit indian Uttarakhand, transmeton AA.

Jogdande tha se 7 kufomat ende nuk janë identifikuar, pasiqë janë dëmtuar fytyrat dhe nuk janë gjetur dokumente.

Alpinisti veteran britanik Martin Moran udhëhoqi ekipin pjesë e të cilit ishin dhe tre shtetas të tjerë britanikë, dy amerikanë dhe nga një australian dhe indian në ekspeditën për të arritur në majen Nanda Devi. Kompania skoceze Moran tha se ata humbën kontaktin me ekipin më 26 maj.

Trupi i tetë ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat