Të patremburit: Njihuni me 3 forcat speciale më të rrezikshme në botë

Bota

Të patremburit: Njihuni me 3 forcat speciale më të rrezikshme në botë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Forcat speciale janë njësi ushtarake të trajnuara për të kryer operacioneve të veçanta. Disa prej tyre janë më të fuqishme, e disa më të rrezikshme. E sa i përket kësaj të fundit, India, Franca dhe  Pakistani qëndrojnë të parat.

Forcat speciale konsiderohen si aktivitete ushtarake të zhvilluara me forca të posaçme, të organizuara, të trajnuara dhe të pajisura me personel të zgjedhur, që përdorin taktika shumë të pazakonta.

Mediat e huaja së fundi kanë radhitur tri forcat speciale më të rrezikshme në botë, të cilat ua sjellë më poshtë.

1.MARCOS

Image

Të njohura me parë si Forca Komando Detare (MCF), njësia e forcave speciale të Marinës Indiane konsiderohet si më e rrezikshmja në botë.

MCF është organizuar posaçërisht, trajnuar dhe pajisur për kryerjen e operacioneve të veçanta në një mjedis detar. Forca ka fituar gradualisht përvojë dhe reputacion për profesionalizëm gjatë tre dekadave që ka ekzistuar.

MARCOS janë të aftë të ndërmarrin operacione në të gjitha llojet e terrenit, por janë të specializuar në operacionet detare në Jammu dhe Kashmir përmes lumit Jhelum dhe Liqenit Wular, një liqen të ujërave të ëmbla prej 65 kilometrash katrorë.

Motoja e tyre është ‘të patremburit’.

2.SSG

Image

SSG apo Shërbimi Special i Ushtrisë së Pakistanit, të njohur edhe si Beretat Maroon, veçohen për operacionet e rrezikshme që marrin.

Është forcë e posaçme e operacioneve të mandatuara dhe të ngarkuara me pesë misione primare: mbrojtja e brendshme dhe e jashtme, zbulimi, veprimet direkte, kundër-terrorizmit si dhe luftërat e pazakonta , që është misioni i tyre më i rëndësishëm.

Rolet e tjera të Grupit të Shërbimit të Posaçëm përfshinin edhe kërkimi dhe shpëtimi nga lufta, shkatërrimi, kundërsulmimi, shpëtimin ushtarak të pengjeve, operacionet e informacionit, misionet paqeruajtëse, operacionet psikologjike si dhe siguria.

3.GIGN i Francës

Image

Grupi Ndërkombëtar i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë është njësia taktike e policisë elite të Francës.

Misionet e tyre përfshijnë luftën kundër terrorizmit, shpëtimin e pengjeve, mbikëqyrjen e kërcënimeve kombëtare, mbrojtjen e zyrtarëve qeveritarë dhe synimin për krimin e organizuar.

GIGN është themeluar në vitin 1974 pas masakrës së Mynihut. E krijuar fillimisht si një njësi relativisht e vogël taktike e specializuar në situata të ndjeshme të pengjeve, ajo është rritur në një forcë më të madhe dhe më të larmishme prej gati 400 anëtarë, me përgjegjësi të zgjeruar.

GIGN ndan juridiksionin e territorit francez me njësitë speciale të reagimit të Policisë Kombëtare.

GIGN ka selinë në Versailles-Satory pranë Parisit. Megjithëse pjesa më e madhe e operacioneve të saj ndodhin në Francë, njësia, si një komponent i Forcave të Armatosura Franceze, mund të operojë kudo në botë. Që nga formimi, ka qenë i përfshirë në më shumë se 1,800 misione dhe ka shpëtuar më shumë se 600 pengje, duke e bërë atë një nga njësitë më të njohura kundër terrorizmit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat