Australiani pranon se e sulmoi gruan shtatzënë pasi e pengoi kur po luante “Fortnite”

Bota

Australiani pranon se e sulmoi gruan shtatzënë pasi e pengoi kur po luante “Fortnite”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Një burrë në Sydney të Australisë është deklaruar fajtor për sulm ndaj gruas shtatzënë gjatë një incidenti që u transmetua drejtpërdrejt në kohën kur ai ishte duke e luajtur lojën e famshme të internetit, “Fortnite”.

Luke James Munday, 26 vjeç, ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar pasi bashkëlojtarët e tij e panë ngjarjen përmes videos, e cila ishte shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale dhe më pas ishte raportuar në polici.

Sipas ligjeve të rajonit New South Wales, secili person që shpallet fajtor për një sulm të këtillë mund të dënohet me gjobë ose burgim maksimal prej dy vjetësh.

Munday u deklarua fajtor në gjykatën e qytetit Picton të hënën dhe e pranoi një deklaratë faktesh, e cila ishte përgatitur në bashkëpunim me zyrtarët për sundimin e ligjit.

Në këtë dokument thuhet se Munday e ka goditur gruan në fytyrë dhe e ka hedhur atë në dysheme pasi ajo i kishte hedhur disa gjësende në drejtim të tij.

Dhuna kishte ndodhur pasi gruaja kishte kërkuar disa herë nga ai që ta ndërpriste lojën dhe të hante darkë.

Në kohën e sulmit, në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e këtij çifti, ndërsa organet e drejtësisë kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj gruas së Munday-t për shkak se e kishte sulmuar burrin e saj me një objekt të fortë, duke i shkaktuar lëndime të lehta, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat