Deutsche Bank planifikon të largojë 18.000 punëtorë

Bota

Deutsche Bank planifikon të largojë 18.000 punëtorë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:13
Deutsche Bank

Deutsche Bank planifikon të hyjë në plan afatgjatë të kursimit për të rregulluar përformancën financiare të saj.

Këto ndryshime do të përfshijnë edhe një organizim të ri edhe në strukturën menaxheriale, pasi që disa prej menaxherëve të lartë kishin bërë disa gabime në menaxhim.

Banka poashtu para disa muajsh ishte përfshirë në skandalin e shpërlarjes së parave nga Shërbimet Informative të Rusisë.

Bëhet fjalë plot për 20 miliard euro.

Largimi i 18 mijë punëtorëve deri në vitin 2022, do ti kursente Deutsche Bankës plot 6 miliard euro.

Deutsche Bank gjithsejt i ka 74 mijë të punësuar, shkruan Die Welt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat