Abu Dabi siguron energji të gjelbër për 90,000 banorë

Bota

Abu Dabi siguron energji të gjelbër për 90,000 banorë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 20:26
Ilustrim

Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe është kthyer në fabrikën më të madhe diellore në botë duke siguruar ‘energji të gjelbër’ për 90,000 njerëz.

Pasi të jetë plotësisht funksional, Noor Abu Dhabi, i cili ka 3.2 milionë panele diellore, do të reduktojë emetimet me rreth një milion ton metrik CO2 - ekuivalenti i 200.000 makinave në rrugë, transmeton KosovaPress.

Panelet diellore shtrihen në një sipërfaqe prej 8 kilometra katrorë në Sweihan.

Disa parqe diellore janë më të mëdha, por drejtohen nga biznese të shumta që përdorin infrastrukturën e përbashkët dhe punojnë veç e veç.

Kina aktualisht ka parkun më të madh diellor në botë në Zhongwei, Ningxia, i cili mbulon sipërfaqe prej 16.6 kilometra katrorë.

Emiratet e Bashkuara Arabe shpenzuan 700 milionë funte për projektin, si pjesë e strategjisë së vendit mbi energjinë për të rritur përqindjen e energjisë së gjelbër nga 25 për qind në 50 për qind deri në vitin 2050.

Aktualisht, Emiratet e Bashkuara Arabe renditet e 29-ta në botë për nga emetimet më të larta të dyoksidit të karbonit bazuar në emetimet e karburanteve fosile. Ky shtet arab është shumë i varur nga rezervat e naftës, të cilat e renditin EBA në vendin e shtatë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat