Këshilltari i Macronit shkon në Iran për uljen e tensioneve

Bota

Këshilltari i Macronit shkon në Iran për uljen e tensioneve

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Këshilltari diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne do të shkojë në Iran të martën dhe të mërkurën për t’u takuar me autoritetet iraniane për të nxitur një ulje të tensioneve, njoftoi sot presidenca franceze.

“Bonne do të shkojë në Teheran për të bashkuar elementet për një ulje të tensioneve, me gjeste që duhet të kryhen menjëherë para fundit të 15 korrikut”, shtoi presidenca pa dhënë detaje të tjera.

Ky njoftim nga Parisi erdhi pasi Teherani njoftoi se do të prodhojë uranium të pasuruar përtej limitit të autorizuar nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin e saj bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat